U shkarkua si gjyqtar në 2019, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Gjovalin Pernoca
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot (25 korrik) në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda Gjovalin Pernoca.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Pernoca u shkarkua nga detyra me vendim të KPK me 13 shtator 2019.
Ai u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një seri dyshimesh mbi pasurinë, ndërsa u vu në dukje se nuk i ishin gjetur probleme të figurës dhe profesionalizmit.
Trupa gjykuese përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Olsi Komici relator dhe Suela Zhegu anëtare vendosi se problemet e pasurisë së gjyqtarit ishin shkarkuese.

