Dhërmi, kamarieri merr lekët e xhiros dhe largohet, policia në kërkim të tij
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 22:49
Një kamarier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marrë lekët e xhiros dhe është larguar me shpejtësi me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës.
Kamarieri ka nisur arratinë teksa policia e Vlorës ka nisur kontrollet dhe ka vendosur postbllok policor në të gjitha rrugët nga Dhërmiu drejt Vlorës për ndalimin e personit në fjalë.
Kanë qenë menaxherët dhe më pas pronarët e lokalit që e kanë denoncuar në polici kamarierin.
