Lezhë/ Biznesmenët sherr me lopata për shezlonë në Kune
Ndarja e hapësirës së plazheve u bë shkak për një konflikt mes dy biznesmenëve në Kune të Lezhës ku njëri mbeti i plagosur.
Armando Marku u godit me lopatë në kokë nga Paris Deda pas një sherri të nisur për vendosjen e shezlongeve në brezin e rërës.
Sipas pretendimeve të familjes Marku, Paris Deda që po ashtu ka një biznes aty pranë kishte shkuar për të lëvizur shtyllat që shërbejnë si kufi mes parcelave të plazhit.
Fillimisht palët kanë debatuar dhe më pas janë përplasur fizikisht.
Në konflikt e sipër Paris Deda e ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar frakturë në kokë Armando Markun.
Ngjarja u shënua rreth orës 14:00 në një kohë kur plazhi ishte mbushur me pushues të shumtë.
I plagosuri u dërgua me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës dhe nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Ndërsa Paris Deda që pas ngjarjes u largua nga zona është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës.
Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në të gjithë vijën bregdetare.
Një konflikt i ngjashëm u shënua në fillim të qershorit në Durrës.
Ngjarja më e rëndë mbetet ajo e Velipojës, ku fiks një vit më parë sherri për vendosjen e shezlongëve përfundoi në një masakër me 4 viktima dhe 2 të plagosur.
