Meta akuzon Ramën se i ka futur thika pas shpine Kosovës: Pse nuk e dekretova Gent Cakaj si Ministër
Ish-presidenti, Ilir Meta, akuzoi Ramën për se i ka futur thika pas shpinës Kosovës.
Ai tha se dëmet kanë qenë të mëdha në këto 5 vite teksa shtoi se si President ka bërë çdo gjë për ti parandaluar dhe minimizuar ato.
Këtu ai risolli në vëmendje mosdekretimin e Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm në mandatin e dytë të qeverisë Rama.
Meta: Kurrësesi nuk mundet Shqipëria të lejojë që përfaqësuesit e saj ti fusin thika pas shpine Kosovës. Nëse nuk kemi mundësi ti ndihmojmë, të paktën të mos i dëmtojmë dhe dëmet nuk kanë qenë të pakta gjatë këtyre 5 viteve. Kam bërë çdo gjë për ti parandaluar dhe minimizuar ato. Edhe dekreti për mosdekretimin e kandidatit për ministër që deri në atë moment nuk e njihte askush dhe që e njohëm vetëm se kishte bërë një deklaratë pro ndryshimit të kufijve ishte ky mesazh drejtuar gjithë botës: Mos dëgjoni atë mashtruesin që thotë se Shqipëria është për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Jo, Shqipëria respekton pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe Kosova nuk ka nevojë për mendtë tona për fat të keq. Duhet të ishte ndryshe, ne mund të ishim një model edhe më i mirë për Kosovën sot, Kosova të gjithë krizat që ka pasur i ka zgjidhur me zgjedhje dhe është një model sa i përket zhvillimit të demokracisë dhe pse është 14 vjet shtet. Ndërsa ne jemi bërë model vetëm për kleptokraci. Situata është vërtet dëshpëruese, vendi i parë në rajon që të rinjtë dhe njerëzit duan të ikin. Vendi i parë në rajon për korrupsion, hendekun social dhe gjithmonëtë fundit në gjithçka të mirë dhe pozitive.

