Meta: Pse i duhet Rama Vuçiç në Shqipëri, vizat me Serbinë i hoqëm unë dhe Berisha
Ish-presidenti Ilir Meta njësoj si kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mendon se kryeministri shqiptar Edi Rama mban lojën e Vuçiç në raport me Kosovën.
Teksa kujtoi ndërhyrjen e këtij të fundit në fushatën elektorale në Shqipëri, Meta tha se marrëdhëniet shtetërore Shqipëri-Serbi janë vendosur kur ai ishte Kryeministër për tu konkretizuar me heqjen e vizave në qeverinë Berisha me të si Ministër i Jashtëm.
Meta: Apo ju duket rastësi ju që për herë të parë Presidenti i Serbisë na ndërhyri në fushatë elektorale në Shqipëri? Çfarë pune ka ai se kush do të fitojë në Shqipëri, pse i duhet atij ky person në Shqipëri nëse dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë? Kam qenë i pari që kam hapur marrëdhëniet me Serbinë kur kam qenë kryeministër.Pasi kishim hequr vizat me Malin e Zi më vjen ministri i Jashtëm i Rusisë Ivanov në zyrë dhe kur po io tregoja sa dëshrë kishim të ecim përpara në Ballkan, edhe me Serbinë se kishte ikur Millosheviçi, dhe ja se çfarë kemi bërë me Malin e Zi. Më tha prit, çfarë keni bërë me Malin e Zi, se ishte pjesë e Jugosllavisë, kjo është njësoj tha sikur ne të heqim vizat me Kaliforninë pa i hequr me SHBA. I thashë mos më lodh me këto histori, merr në telefon Koshtunicën dhe kë të duash, nëse janë dakord të heqim vizat që sot edhe ne mer Serbinë, se ne duam të hapemi, i gjithë Ballkani të jetë pjesë e Europës. Në 2010 kur isha Ministër i Jashtëm dhe Sali Berisha kryeministër hoqëm vizat për Serbinë në mënyrë të njëanshme për shkak të vështirësive që kishin shqiptarët e Preshevës. Ata thanë jo, ne e bëmë në mënyrë të njëanshme dhe ata i hoqën më pas.

