Sarandë, polaku 37-vjeçar shkon me urgjencë në spital, vdes nga arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë ku një person ka gjetur vdekjen.

Mësohet se bëhet fjalë për një 37-vjeçar palok, i cili është paraqitur në urgjencë dhe më pas ka vdekur pas një arresti kardiak.

“Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.” – njofton policia.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.