Nesër betohet presidenti i ri, Enkelejd Alibeaj konfirmon pjesëmarrjen në seancë: Respektojmë Kushtetutën

Barjam Begaj do të zbresë nga llozhat këtë të diel për t’u betuar në Kushtetutë përpara Kuvendit dhe për t’u nisur drejt Presidencës, ku do të mbaj një mandat 5 vjeçar.

Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00.

Në lidhje me këtë ka reaguar Enkelejd Alibeaj në emër në grupit parlamentar të PD, ku dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e ditës së nesërme.

Alibeaj, në një njoftim për mediat thotë se qëndrimin për zgjedhjen e Bajram Begajt e kanë shprehur pasi sipas tij ky i fundit përfaqëson zgjedhjen e njëanshme të mazhorancës.

Ai thotë se nesër do të jenë në Kuvend në respekt të Kushtetutës.

Enkelejd Alibeaj: Ne do të marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme është e parashikuar nga Kushtetuta. Qëndrimin tonë për Z. Begaj e kemi mbajtur dhe është i qartë. Ai përfaqëson zgjedhjen e njëanshmet mazhorancës dhe nuk përfaqson gjysmën e shqiptarëve. Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begaj dhe Presidencës së Republikës si institucion. Kemi respektuar e do të respektojmë institucionet dhe jo individët. Jemi shumë të qartë në këtë pozicion. Edhe në 2017 kur Meta u zgjodh president i PD atëherë nuk mori pjesë në votim por mori pjesë në ceremoninë e betimit.