Reforma territoriale/ Haxhimalli: Sot nga 61 bashki 2/3 prej tyre janë me probleme financiare
Eksperti Agron Haxhimalli, teksa ka folur për reformën territoriale, tha se mazhoranca përpiqet ta mbrojë edhe pse në thelb e pranon që disa gjëra nuk shkojnë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, eksperti tha se opozita në lidhje me këtë çështje është me e artikuluar dhe kërkon rregullimin dhe organizimin territorial.
Mazhoranca që e ka bërë përpiqet ta mbrojë, por në thelb pranojnë se ka gjëra që nuk shkojnë.
Agron Haxhimalli: Pala tjetër për hir të së vërtetës është më e artikuluar, ka një qasje që kërkon edhe rregullimin, organizimin territorial por është pro të rregullojë edhe rregullimet administrative, edhe për nivelin e parë edhe për nivelin tjetër. Ndërsa pala tjetër përpiqet që të shkojë drejt një tendence që të merret me pushtetin vendor nuk ka ndonjë interes shumë të madh.
Do ishte mirë që ekspertët nga ana teknike t’i propozonin Komisionit dhe Parlamentit që të kemi një produkt që të ushqejmë opinionin publik.
Më tej ai u shpreh se: Sot nga 61 bashki 2/3 prej tyre janë me probleme financiare ekonomike. Është një dilemë e madhe midis pasjes së përfaqësimit dhe demokracisë lokale apo ekonomisë së shkallës.
