MPB e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të zëvendësojnë targat në RKS

 

Qeveria Kurti nis procedurat per zbatimin e Marrveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Serbine .

Ministria e Brendshme ne nje komunikate te posacme u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të zëvendësojnë targat në kufi . Sipas udhëzimit nga data 1 gusht deri më 30 shtator, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave.

Ato serbe konsiderohen ilegale në Kosovë e për pasojë të gjithë drejtuesit e automjeteve kanë detyrim ligjor që të paraqiten në qendrat e regjistrimit.

Sipas Ministrise se Brendeshme brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa të Republikës se Kosovës. Bëhet fjalë për vetura me targa të Mitrovicës, Prishtines, Gjilanit dhe Prizrenit.

“Nga data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato Republikës së Kosovës, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve. Brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa Kosovës. Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim”

Zëvendësimi i targave ishte parashikuar që pas arritjes së paktit mes dy shteteve në vitin 2011, por  që nga ajo kohë rregullat nuk u zbatuan asnjëherë në veri të Kosovës.