Durrës/ Kishte privatizuar një zonë të plazhit, i sekuestrohen 20 shezlonge

Një person ka shkuar për ndjekje penale ndërsa i janë sekuestruar 20 shezlonge dhe cadra pasi kishte zënë hapsirën publike pa leje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në kuadër të operacionit "Bregdeti i lirë" u lirua hapësira publike në vijën bregdetare, në lagjen nr. 13.

"Si rezultat i kontrolleve, u konstatua dhe u bë lirimi i hapësirës publike, në bregdet, në lagjen nr. 13, duke hequr 20 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Ll. M., 54 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.