Vlorë/ Plazhet publike falas por pa siguri. Ka kulla por s' ka vrojtues
Në plazhet publike të Vlorës thuajse të gjitha kullat e vrojtimit janë bosh.
Në to nuk ka vrojtues.
Kullat që ende qëndrojnë në këmbë dhe nuk janë dëmtuar shërbejnë si vend pushimi për turistët apo për vendosjen e sendeve të tyre personale.
Pushuesit që këtë verë kanë zgjedhur Vlorën thonë se ndihen të pasigurt.
Aty ku nuk ka kulla janë kujdesur që qytetarët t`i paralajmërojnë për rrezikun përmes tabelave.
Praninë e vrojtuesve në plazhe e cilësojnë domosdoshmëri.
E njejta situatë problematike mbetet edhe në plazhet private aty ku bizneset e kanë detyrim praninë e rojeve.
Mungesa e vrojtuesve por edhe pakujdesia e turistëve janë bërë shkak e tragjedive.
Vetëm përgjatë korrikut në plazhet e vendit kanë humbur jetën të paktën 5 pushues ndërsa me dhjetra të tjerë kanë rrezikur të mbyten.
