"Çmimet marrëzi, më lehtë të shkosh në Turqi se Dhërmi", Rama: Dikush hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro nata. E palogjikshme
Kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen tek rritja e çmimeve në vijën bregdetare të cilat shihen dhe si shkak i largimit të turistëve shqiptarë duke përzgjedhur të shkojnë me pushime në Greqi, Turqi apo Mali i Zi.
Edi Rama: “Nxjerrja e një mësimi nga Vlora në Sarandë lidhur me çmimet. sigurisht nuk janë bashkitë që vendosin çmimet por bizneset por bashkitë kanë në dorë të jenë proaktive dhe të luajnë një rol sa ndërveprues dhe influencues dhe nxitës, që ndikohet drejtëpërdrejtë nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bën më të lehtë të shkosh në Turqi e Greqi e Mal të Zi sesa të shkosh në Dhërmi.
Vërtet është i mrekullueshëm Dhërmiu por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Dhe ata që garantojnë këtë cilësi të kenë çmime më të ulëta sesa dikush që hap një derë dhe I kërcet 200 - 300 euro natën kjo është e palogjikshme.
Po të shikosh të gjithë hartën e frekuentimit ka kontradiktat të forta përgjatë vijës. Nuk ka pse Dhërmiu në një situatë siç është dhe Himara në situatë pozitive. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Nuk është as faji dhe as kompetenca juaj por një rol duhet të merrni përsipër.
Solli shembull Lezhën që ka vendosur tavan.
Edi Rama: “Një polici miqësor në komunitet që nuk mund të rritet çmimi I çadrave përtej një tavani dhe bizneset thonë bëmë gjë më të mirë. Është stërplot”
Në takimin dy ditor të Ramës (22 - 23 korrik 2022) me kryebashkiakët përveç Dritan Lelit mungonte edhe i vetmi kryebashkiaku demokrat, ai i Shkodrës, Bardh Spahia.
