Nesër ceremonia me të shtëna topi/ Ikën Meta, Bajram Begaj Presidenti i vendit

Këtë të dielën përfundon mandati i Ilir Metës në krye të shtetit shqiptar. Në një aktivitet që do të zgjasë për afro tre orën, pasditen e 24 Korrikut do të zhvillohet dhe ceremonia e marrjes së detyrës nga pasardhësi i tij Bajram Begaj.

Të dielën e 24 korrikut Gjenerali i dorëhequr Bajram Begaj merr detyrën si President i Shqipërisë.

Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme plenare në orën 18:00 dhe do ta drejtojë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, Kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi.

Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skëndërbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.

Ndërkohë Ilir Meta vijon vizitën e fundit si President në Kosovë, ku zhvilloi takime me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Dhe ndërkohë që ai do të dorëzojë kostumin presidencial, Ilir Meta pritet ti bashkohet të hënën Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila do të mbajë KIonventën e saj Kombëtare, ku nuk përjashtohet rikthimi i Metës në krye të kësaj force politike.

Pogrami i ceremonisë

18:45 - 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 - Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 - Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 - Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 - Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 - Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 - Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 - Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 - Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 - Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës