Me 4 emigrantë në bagazh, kapet në Pogradec 25 vjeçari

Një 25 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Pogradec pasi në bagazhin e makuinës së tij iu gjetën 4 emigrantë të paligjshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në kuadër të operacionit policor "Perimetri 184" u arrestua shtetasi M. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë.

"Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në qytetin e Pogradecit, shtetasin M. Ç., duke transportuar me mjetin tip "Volkswagen", në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit," njoftoi policia.

Po punohet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.