Shkrumbohet automjeti në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 10 në Korçë.

Automjeti tip "Smart" në pronësi të shtetases L.Z. ka marrë flakë rreth orës 01:30.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai raportohet të ketë qenë i parkuar në afërsi të banesës së saj.

"Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip "Smart" në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht," njoftoi policia.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.