Pogradec, kapet në pikën kufitare duke transportuar mallra kontrabantë, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij

Një person është arrestuar në pikën kufitare të Pogradecit, pasi po transportonte mallra kontrabantë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

U arrestua drejtuesi i mjetit  L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, shtetasin I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec kanë ndaluar në fshatin Lin, Pogradec, shtetasin L. B., me mjetin furgon të markës “Ford”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kuti me fruta të thata, të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut," njoftoi policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.