Vlorë/ Kulla ka por vrojtues jo, “Presin që të mbytet ndonjë të dalin në aksionin”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2022, 12:44
Kullat e vrojtimit në të cilat duhet të ishin prezent vrojtuesit e plazhit këtë sezon veror kanë tashmë një tjetër funksion.
Ato shërbejnë për të qëndruar qytetarët në hije, për të vendosur aty rrobat e plazhit ose biçikletën. Madje disa prej tyre janë rrëzuar edhe përtok, duke u shkatërruar plotësisht.
"Vjet u bë shumë punë. Privatët 2 – 3 i kanë vendosur por në plazhin publik nuk ka presin që të mbytet ndonjë dhe të dalin në aksion" thotë një pushues në bregdetin e Vlorës.

Në plazhet private disa kanë vendosur vrojtues ndërsa në plazhet publike është tabela që këtu nuk ka vrojtues.
Raportimi i gazetarit të Ora News, në Vlorë, Edi Ruçi.
