Incineratorët, Vasili nxit SPAK: Shko në zyrën e Ramës
Nënkryetari I LSI-së i përsërit thirrjen drejtuar SPAK të shkojë në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe ta vërë para përgjegjësisë për skandalin e incineratorëve.
“SPAK shko në zyrën e Ramës boll ju shmange detyrës, shko që edhe zëfikurit Rama ti vijë prap zëri dhe të tregojë hajdutërinë në krye të së cilës është vetë” shkruan Petrit Vasili në një postim në facebook.
Vasili akuzon: “Rama & Qeveri kanë paguar dhjetra milion euro për tre Inceneratore të pandërtuar. I kanë vënë firmat aferës së paligjshme të Inceneratoreve dhe kanë përgjegjësi të rënda përpara ligjit. Kanë grabitur para të Inceneratoreve përmes pleqve në azil, te vdekurve, atyre qe mbledhin kanoçe, barinjve etj. I kanë hapur autostrada rrëmbimit të milionave permes evazionit fiskal duke mos mbyllur sytë me qëllim, po për Inceneratoret Rama ky ulëritsi i madh mbetet pa zë, i mbaron, i fiket krejt zëri.”