Përkeqësohet situata nga zjarri në Bërzanë të Lezhës, rrezikohen banesat

Është përkeqësuar situata nga zjarri në zonën e Bërzanës pranë Urës së Zogut në Lezhë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se flakët janë përhapur në masivin me pisha në këtë zonë, duke rrezikuar banesat.

Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe autoritetet e tjera të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar duke mbrojtur banesat, në mënyrë që të mos përfshihen nga flakët.

Ky zjarr u riaktivizua që prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë aktiv.