Loti 3 i Unazës pa tabela, çorientohen drejtuesit, hyjnë kundërvajtje

Unazën e Madhe, loti 3 është e bllokuar për shkak të punimeve, por ARRSH është mjaftuar vetëm me një njoftim në Facebook pa vendosur sinjalistikën që tregon devijimin e rrugës, çorienton drejtuesit e mjeteve.

Ndodhemi në rrethrrotullimin e Shkozës dhe rruga pas shpinës sime e cila të lidh me autostradën Tiranë-Elbasan është e bllokuar për shkak të punimeve, por nuk ka asnjë tabelë e cila të tregojë për kohëzgjatjen e tyre dhe mungon sinjalistika e duhur për të ndaluar makinat të kalojnë këtu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vetëm nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare facebook ARRSH bën me dije se punimet në unazën lindore loti 3 dot të zgjasin vetëm për një periudhë 10 ditore.

Por tabela për afatet e punimeve është më e pakta që mungon në këtë segment. 50 metra më tutje, tek rrethrretullimi i shkozës mungon një tabelë që të sinjalizojë edhe devijimin e rrugës çka ka shkaktuar edhe çorientim të drejtuesve të mjeteve.

Megjithatë shumë drejtues mjetesh rrezikojnë të shkaktojnë aksidente pasi në kundërshtim me rregulloren e qarkullimit rrugor, zgjedhin të kthehen në aksin që është vetëm me një  sens drejtimi.

Një nga arsyet e këtij vendimi është shtimi i rrugës me 6 km, apo edhe evitimi i gropave që janë përgjatë aksit rrugor të farkës.

Punimet e parashikuara për 10 ditë do ta mbajnë këtë rrugë të bllokuar teksa e vetmja mundësi kalimi pasi je drejtuar për në unazë të madhe mbetet rruga e cila të nxjerr në rrethrrotullimin e Farkës.