Vlora me rrugët plot, por plazhet bosh këtë fundjavë

Vlora po përballet me një trafik të rënduar në akset kryesore të qytetit edhe këtë fundjavë.

Në akset si Transballkanike - Lungomare dhe Vlorë - Orikum qarkullimi i rënduar i automjeteve shkakton trafik të rënduar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo çka vihet re është fakti se në plazhet e qytetit pjesa më e madhe e çadrave dhe shezlongëve janë totalisht bosh çka tregon tendencën e pushuesve për të zgjedhur zona jashtë qytetit si Radhima, Dhërmiu, Palasa, Jala etj.

Pavarësisht se ka ankesa për çmime të larta, pushuesit dhe turistët nuk kanë munguar as në zonat të cilat kanë çmime relativisht të larta.