Atentati në Milot, viktimës Klisman Preçi iu bë atentat së bashku me kushëririn e tij dy muaj më parë

Klisman Preçi, i cili ka mbetur i vdekur në  atentatin e mbrëmjen së sotme (22 Korrik) në Miliot i shpëtoi një atentati pak muaj më parë, konkretisht në muajin maj të këtij viti.

Ai ishte bashkë më kushëririn e tij Blerim Preçi, ku u qëllua nga një makinë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi pasditen e  14 majit rreth orës 20;05, ku drejt mjetit  tip ‘Mercedes Benz ML", brenda të cilët po udhëtonin dy kushërinjtë, Klisman Preçi dhe Blerim Preçi është qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë e të shtënave asokohe nuk pati të lënduar por Preçi, nuk i ka shpëtuar dot atentatit të mbrëmjes së sotme. 

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme (22 korrik) Milotin. Nga të shtënat me armë zjarri raportohet një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ata janë identifikuar si Klisman Prençi i cili ndërroi jetë në spital dhe Ylli Brahimi, që ndodhet te Trauma në gjendje kritike për jetën.