Marrëveshja Moskë-Kiev për grurin, Rama përgëzon Endoganin: Diplomacia e vetmja zgjidhje mes shteteve

Kryeministri Edi Rama e ka komentuar arritjen e marrëveshjes për eksportin e drithit nga Ukraina në gjendje lufte.

Ai ka përgëzuar Turqinë dhe presidentin Erdogan për rolin e tij dhe ka shtuar se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve

Rama: Përgëzoj Turqinë dhe Erdoganin për rolin kritik të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur "Iniciativën e Detit të Zi" për eksportin e drithit nga Ukraina.

Kjo tregon edhe një herë se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve. Chapeau!