Bumçi: Non grata për Berishën i shërben Ramës, sepse godet opozitën, lobim pa fakte

I ftuar në RTV Ora, Aldo Bumçi, ish-ministër i jashtëm u shpreh se shpallja non grata për Berishën nuk është për të, por për vetë opozitën.

Sipas tij, shqiptarët duan një person që është pro-amerikan dhe jo të korruptuar, duke shtuar se Berisha është provuar edhe në qeveri.

Bumçi: Kjo gjë nuk i shërben opozitës, por Edi Ramës. Ky është një lobim që nuk tregon dot fakte kur kërkohet. Pse u mbush bulevardi. Ne jemi pro-amerikanë. Ne nuk duam që të na drejtojë një person i korruptuar. Ata e kanë parë Berishën edhe në qeveri, edhe në opozitë se çfarë betejash bën ai dhe nuk e besojnë këtë gjë.

Gjithçka që del kundër asaj që ne shohim në këtë vend, le të qëndrojmë për interesin e familjeve dhe këtij vendit. Prandaj le t’i shkurtojmë ditët e Edi Ramës sepse çdo gjë çon ujë që ai të bëhet mbret. Kjo është një goditje për opozitën.