Balliu: Gjendja e Ramës e rëndë, non grata për Berishën mashtrim, ai është ide kombëtare
Sipas ish-deputetit demokrat Klevis Balliu, non grata e Berishës nga Mbretëria e Bashkuar me Sorosin është një lajm që tregon se sa e rëndë dhe falimentuese është gjendja e Edi Ramës.
Sipas tij, tallavaja politike sorosiane nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot figura të tilla, ndaj ata nuk e kuptojnë se këta individë nuk shemben por lartësohen nga goditje të tilla.
Ai shton se të vazhdosh betejën kundër Sali Berishës do të thotë të besosh se shqiptarët janë të verbër, nuk e shohin kurrë krimin e organizuar dhe kriminelët në tavolinën e Ramës.
Balliu: Nga Mbretëria e Bashkuar me Sorosin erdhi një lajm që tregon se sa e rëndë dhe falimentuese është gjendja e Edi Ramës. Formulimi i këtij lajmi është simbol i gënjeshtrës dhe mashtrimit politik. Sali Berisha nuk është person, ai është ide kombëtare e sociale. Sali Berisha është HISTORI. Tallavaja politike sorosiane nuk ka patur kurrë dhe nuk ka as sot figura të tilla, ndaj ata nuk e kuptojnë se këta individë nuk shemben por lartësohen nga goditje të tilla.
Të vazhdosh betejën kundër Sali Berishës do të thotë të besosh se shqiptarët janë të verbër, nuk e shohin kurrë krimin e organizuar dhe kriminelët në tavolinën e Ramës. Do të thotë që nuk i shohin vjedhjet e pafundme në buxhetin e shtetit, që tejkalojnë krimet monstruoze në thesaret dhe bankat në botë. Do të thotë që nuk i shohin kontenierët e drogës dhe gjakun që derdh krimi në rrugë. Në fakt; Shqiptarë po shohin se Edi Ramës po i mbaron vaji i kandilit.
