I plagosur sot në Milot, Ylli Brahimi i marrë në pyetje edhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi

I plagosur sot në Milot, Ylli Brahimi i marrë në pyetje edhe

Një nga të plagosurit në atentatin e sotëm Ylli Brahimi është marrë në pyetje në drejtorinë e Lezhës, për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç në 1 nëntor 2021.

Pyetja e Brahimit, është bërë duke konsistuar në vendndodhjen e tij ditën e krimit dhe orarin e krimit.

Pasi është verifikuar nga policia se Brahimi ka qenë në shtëpi, është lënë i lirë.

Po ashtu Ylli Brahimi, është marrë në pyetje edhe për vrasjen e Bujar Likës, me të cilin ka pasur miqësi.

Ditën e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, Ylli Brahimi ka rezultuar se ka qenë me të dhe nisur nga kjo situatë, është marrë në pyetje dhe është një nga dëshmitarët e prokurorisë në gjyqin ndaj Eduard Lamaj, Klaudio Pepkolaj, Olti Vlashi dhe Ilir Lika.

Xhelal Reçit u vra në atentat të mirëorganizuar ku dy perna dalin nga makina dhe e qëllojmë me armë silenciator dhe kallashnikov.