U gjet i pajetë në plazhin e Fierit, viktima me banim në Durrës, familja e kërkonte prej 10 korrikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 20:55
Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në plazhin e fshatit Ndërnënas në Fier me 13 korrik.
Policia bën me dije se viktima është 40-vjeçari Artur Buzhiqi me banim në Durrës.
Ai ishte shpallur në kërkim që prej 10 korrikut pas denoncimit të familjarëve për largimin e tij nga banesa.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa" njoftoi policia.
