Vlorë, zjarr në ish-pikën e grumbullimit të mbetjeve
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 18:26
Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme te ish-pika e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm nga banorë të zonës.
Një mjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

