“Jemi në linja të ndryshme me PD”, Koçi: Rezoluta që dënon raportin e Dick Marty çështje e rëndësishme kombëtare
Deputeti i partisë socialiste Petro Koçi gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se projektrezoluta që dënon raportin e Dick Marty është një çështje e rëndësishme kombëtare sepse ka lidhje me njollosjen që është përpjekur për ti bërë luftës çlirimtare të Kosovës, UÇK dhe të popullit të Kosovës.
Teksa risolli në vëmendje debatet e bëra mes përfaqësuesve të PD dhe PS në seancën e sotme plenare Koçi tha se PD janë përpjekur të ngrenë disa çështje që janë shumë të vjetra.
Petro Koçi:Projektrezoluta që është propozuar është një çështje e rëndësishme kombëtare sepse ka lidhje me njollosjen që është përpjekur për ti bërë luftës çlirimtare të Kosovës, UÇK dhe të popullit të Kosovës. Nuk ishte vendi për të bërë debate të tjera lidhur me projektrezoluta apo debate të tjera që janë hedhur në treg deputet apo dhe nga grupi parlamentar I Partisë Demokratike. Projektrezoluta e propozuar nuk ka lidhje me projektrezolutat që ka hedhur në treg PD. Ata janë përpjekur të ngrenë disa çështje që janë shumë të vjetra. Kurse kjo që ne kemi propozuar lidhet me aktualitetin sepse udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë dhe janë duke u përballur me akuzat e Prokurorit Special. Jemi në linja të ndryshme.
“Edhe ne I jemi përgjigjur zotit Berisha dhe t tjerëve lidhur me rolin që ai dhe PD ka luajtur ndër vite lidhur me çështjen e Kosovës. Prandaj I kemi kujtuar Rambujën, thirrjen që ai ju bëri përfaqësuesve shqiptarë në Rambujë që të mos firmosin marrëveshjen e propozuar nga SHBA dhe aleatë të tjerë strategjik, pastaj thyerjen e embargos me karburant duke favorizuar ushtrinë e Millosheviç si dhe votimin pro të raportit të Dick Marty.”
Përfaqësues të PD kërkojnë që të njihet gjenocidi serb në Kosovë.
