Fier/ Gjendet një kufomë në grykëderdhjen e lumit Seman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 18:41
Gjendet një kufomë në grykëderdhje të lumit Seman. Burime pranë vendit të ngjarjes pohojnë se kufoma i përket një mashkulli.
Trupi i pajetë është i paidentifikuar dhe me rroba banjoje.
"Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç".
Mësohet se kanë qenë banorë të zonës së Ndrenasit, aty ku është edhe grykderdhja e lumit Seman, që kanë pikasur trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.
Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.


