Krujë, 220 policë në kërkim të kanabisit, plagoset njëri prej tyre pasi bie nga shkëmbi, digjen 180 bimë
Policia e Krujës ka ndërmarrë një aksion të policor lidhur me kapjen e rasteve të kultivimit të drogës në këtë qytet.
Policia bën me dije se në këtë operacion janë përfshirë 220 punonjës policie, ku nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, dhe 4 dronë.
Ndërkohë, në këtë operacion është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor.
“Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë. Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtime të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Gjatë kontrollit, 3 ambiente të hapura, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
