Kokoneshi i përgjigjet PD me kundërakuza: Bardhi do të më shtantazhojë se po verifikoj pronat e Divjaka Resort
Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike ndaj Prokurorit të Përgjithshëm për ta hetuar me pretendimin se preket nga ligji i dekriminalizimit.
Kokoneshi thotë se akuzat e PD janë të përsëritura, të njëjta me ato të vitit 2018.
Në një reagim për mediat, kryebashkiaku thotë se "ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit".
Këtë lëvizje të PD-së ai e sheh si konflikt interesi dhe gishtin e drejton nga Gazment Bardhi.
"Akuzat ndaj meje për shkak të një anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Stërkaj.Resorti i tij Divjaka Resort është strehë e Gazmend Bardhit.Ashtu si i kam kallëzuar në prokurori do t'i kallëzoj sërisht!Gaz Bardhi do të më shantazhojnë sepse po verifikoj pronat e Divjaka Resort".
