“Sulmi kibernetik kosto kolosale”, eksperti Hasanaj: Nuk ka pasur ekip të gatshëm për përgjigjen

Eksperti Erjon Hasanaj në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj tha se koha që i është dashur vendit tonë për të rikuperuar sulmin kibernetik të ndodhur ishte shumë e madhe  dhe me kosto kolosale. Sipas tij në raste të ngjashme rikuperimi zgjat 24 orë ndërkohë në Shqipëri zgjati 5 ditë.

“Nuk ka pasur ekip të gatshëm për përgjigjen ndaj këtyre sulmeve dhe me siguri nuk ka pasur as struktura të cilat janë për raste të goditjeve të tilla”, u shpreh ai.

Erjon Hasanaj: Është një tipologji sulmi kibernetik, është një pajisje që implikon të dhëna në atë sistem duke kërkuar një shumë monetare përmes kriptomonedhave dhe duke premtuar që në qoftë se paguan atë shumë sistemi do të jetë përsëri të sigurta për tu përdorur.  Kostot janë kolosale. Dhe për një biznes të vogël kur ka të bëjë me të dhëna kostot janë të mëdha, imagjino pastaj për një sistem shtetëror.  Sipas statistikave rikuperimi nga një sulm I tillë mesatarisht kushton rreth 1 milion dollar pastaj varet sa kritik është sistemi.

"Bllokimi ka qenë 5 ditë dhe kjo është shumë. Në vende të tjera rikuperimi në rastet që ka ndodhur ka qenë brenda 24 orëve dhe në atë rast dëmtimi ka qenë kolosal. 5 ditë është një kohë shumë kritike.  Nuk ka pasur ekip të gatshëm për përgjigjen ndaj këtyre sulmeve dhe me siguri nuk ka pasur as struktura të cilat janë për raste të goditjeve të tilla."

Mengjesin e 17 korrikut faqet e një pjese të institucioneve qeveritare që ofrojnë shërbime ranë. Kryeministria njoftoi se sulmi kriminal kibernetik ishte i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.