“Procesi i negociatave tango me dy palë”, Koçi: Nevojë për një politikë më agresive integrimi

Deputeti i partisë socialiste Petro Koçi  tha se procesi i negociatave do të jetë një process i gjatë, shumë i ngarkuar dhe me përgjegjësi sepse standartet do të vijnë gjithmonë e në rritje.

Sipas tij vende të tilla si Shqipëria kanë nevojë për një politikë më agresive integrimi jo vetëm nga vetvetja por dhe nga ana e BE.

Petro Koçi: Procesi i negociatave besoj se do të jetë një proces i gjatë, shumë i ngarkuar, me përgjegjësi sepse standartet do të vijnë gjithmonë e në rritje. Vende të tilla si Shqipëria, po them në përgjithësi gjithë Ballkani Perëndimor kanë nevojë për një politikë më agresive integrimi jo vetëm nga vetvetja por dhe nga ana e BE. Kjo vonesë e natyrës politike që ndodhi në rastin e fillimit të negociatave nuk duhet të ndodhë në aspektin e vetë zhvillimit të bisedimeve dhe më pas në procesin e anëtarësimit. Kjo vonesë që erdhi për arsye politike e jo teknike nuk duhet të ndodhë më. Kjo nuk do të thotë që dhe Shqipëria apo vende të tjera nuk kanë për të bërë dhe më shumë. Ky proces është një tango me dy palë, në njërën anë BE dhe në anën tjetër çdo vedn që ka filluar procesin e negociatave.  

Më 19 korrik 2022 me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nisi zyrtarisht dhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE.