Cilat janë llojet dhe synimet e sulmeve kibernetike?
Eksperti Erjon Hasanaj gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj foli rreth llojeve të sulmeve kibernetike.
Hasanaj tha se sulmet kibernetike ndahen në disa kategori. Sipas tij mund të jenë grupet e strukturuara të sulmuesve që mund të kenë përfitim monetare ose të shkatërrojnë sistemin si dhe ka dhe sulm e më kritike si ato nga shtete të tjera.
Erjon Hasanaj: Ndahen në disa kategori. Ndahen në kategori që janë grupet e strukturuara të sulmuesve që qëllimin mund të kenë përfitimin monetar. Pra të bllokojnë të dhënat në mënyrë që të paguash një shumë. Të vendosin një afat në mënyrë që duhet të paguash këtë shumë që të marrësh të dhënat mbrapsht. Kemi dhe raste ku qëllimi nuk është përfitimi monetar por është dëmtimi i asaj strukture, I viktimës nga grupe hakerash. Ka dhe raste të tjera që janë sulmet më kritike dhe më të mirëorganizuara që organizohen nga shtetet e tjera. Në këtë rast është mirë të mos aludojmë përderisa nuk ka një informacion zyrtar.
Sa i përket sulmit ndaj faqeve online të institucioneve shqiptare Hasanaj tha se mendon që nuk ka qenë një strukturë hakerash e lidhur me një qeveri.
