Britania e Madhe bën gati "non grata-t", Yuri Kim: Kush është përfshirë në korrupsion duhet të përballet me ligjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 15:41
Paralajmërimi i Britanisë së Madhe për shpalljen 'non grata' të personave të përfshirë në korrupsion ka sjellë reagimin e Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në një postim në twitter, diplomatja amerikane shkruan se SHBA e mirëpret këtë vendim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe ndërsa thekson se ata që kanë abuzuar me besimin e publikut duhet të përballen me drejtësinë.
“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe kanë minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin” shprehet Kim.

