Ekskluzive/ Ministria e Jashtme e Britanisë për Ora News: “Non gratat” vala e parë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri
Ministria e jashtme britanike ka konfirmuar për RTV Ora futjen e disa individëve shqiptarë në listën e zezë si te implikuar ne krim e korrupsion, por pa dhënë emra dhe masat e marra ndaj tyre.
Në përgjigje të interesimit të RTV Ora, Ministria e jashtme britanike thotë se Mbretëria e Bashkuar po rrit përpjekjet për të prishur lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor.
Këto lidhje nënkuptojnë se grupet e krimit të organizuar blejnë, shantazhojnë dhe frikësojnë votuesit në këmbim të mbrojtjes politike.
Kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.
Ne reagim thuhet se, Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të penguar individët me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin, duke përfshirë si shpalljen non grata, por edhe bllokimin e aseteve ekonomike.
Me herët i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor bëri të ditur se pas vizitës se tij në Tiranë ka arritur në konkluzionin se Shqipëria ka bërë hapa para as krijimit e SPAK dhe BKH , por sërish është vlerësuar si e nevojshme ndërhyrja e Britanisë për krijimin listave të zeza për personat me lidhje mes politikës, krimit e korrupsionit.
