Familjarët njoftuan zhdukjen e fëmijës 5-vjeçar në zonën e Brrylit, policia e gjen në pak minuta

Një fëmijë 5-vjeçar humbur ditën e sotme në zonën e Brrylit, sipas saj që ka deklaruar gjyshja e tij, ndërsa u gjet pa minuta më vonë.

Ai ishte te gjyshja e tij kur u largua, ndërsa pas njoftimit të policisë, ai është lokalizuar fatmirësisht. 

 

“Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit. Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.” – njofton policia.