Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, implementimi nis nga 1 shkurti 2023. Lihet hapur mundësia e gjykatave të reja

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore pavarësisht kundërshtimeve nga avokatët dhe bojkotit të këtyre të fundit të seancave gjyqësore.

Me hyrjen në fuqi të kësaj harte Shqipëria do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, 1 gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administative të Shkallës së parë.   

Implementimi i hartës do të bëhet me faza. Në 1 shkurt 2023 do të kemi përqëndrimin e gjykatave të Apelit në Tiranë, në 1 maj gjykatat e shpallës së parë të juridisksionit të përgjithshëm dhe 1 korrik gjykatat administrative të shkallës së parë, deklaroi ministri i Drejtësisë në një konferencë për medien pas miratimit të hartës në qeveri.

"Do të standartizojë kohën mesatare të dhënies së vendimit, do të bëjë një shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarët do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë, do të kemi short real" tha ministri Ulsi Manja 

Sfida e implementimit tha Manja mbetet  faza tranzitore që do të shfrytëzohet për ambientimin dhe familjarizimine qytarëve me gjykatat e reja.

Gjatë kësaj faze tranzitore Manja sqaroi se qytetarët se ata do të marrin shërbimet aty ku janë tani gjykatat. 

Nga deklarata e Manjës u la të kuptohet se gjykatat mund të rihapen sërish në një kohë të mëvonë. 

"Harta e re gjyqësore lë hapësirë që me rishikimin e numrit të gjyqtarë nga KLGj të shihet në të ardhmen dhe mundësia e hapjes së degëve të gjykatave siç e përcakton ligji 98/2016  por është prerogativë e KLGj që lidhet me numrin e gjyqtarëve që do të ketë në të ardhmen në republikën e Shqipërisë"

Ndërkohë Dhoma e Avokatisë deklaroi se po përgatit dosjen ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.