Korçë, vidhen paratë në kishën "Shën Sotiri", policia në kërkim të autorëve
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 10:09

Në kishën "Shën Sotiri" tek parku "Rinia" në Korcë është vjedhur mëngjesin e sotëm një sasi lekësh nga persoan ende të paidentifikuar.
"Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut "Rinia", në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë)," njoftoi policia.
Gazetarja për Ora News bën me dije se gjatë kësaj kohe dera e kishës ka qenë e hapur dhe hajdutët nuk kanë dëmtuar asnjë objekt tjetër brenda saj, vec kasafortës ku kanë qenë paratë.
Paratë janë vjedhur nga dy vende grumbullimi të dhurimit të besimtarëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.