Fajtor për pengimin e negociatave në 2011? Ja si përgjigjet Edi Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 10:17
“Asnjë sekond” kështu u përgjigj Edi Rama, kur u pyet se a ndihet fajtor për pengimin e negociatave në vitin 2011.
Ai tha se ligjet e miratuara asokohe nuk do të sillnin statusin e vendit kandidat për vendin tonë.
Sipas tij, çështja e ligjeve ishte një mit që u krijua nga propaganda e kohës.
Edi Rama: Asnjë sekond dhe po t’i kthehemi historisë që ky ishte një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne miratuam tre ligjet. Nuk ka qenë asnjëherë e thënë që këto tre ligje do të sjellin statusin e kandidatin. Statusi kandidatit erdhi pasi u larguan ata që ishin arsyeja pse BE as nuk e imagjinonte fare të vazhdonte me Shqipërinë.
