Qeveria sot e miratoi, Harta e Re Gjyqësore do të paditet në Gjykatë Kushtetuese nga avokatët

Ka përfunduar mbledhja e Dhomës së Avokatisë , ku është vendosur që të ngrihet një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër Hartës së Re Gjyqësore

Ndërkohë që pritet që avokatët t’i rikthehen situatës normale në marrëdhënie me profesionin

Padia në Kushtetuese do të ketë si objekt shqyrtimi cenimin e aksesit, marrjes/dhënies së qytetarëve në drejtësi.

“Kjo është harta më e gabuar dhe vendimi më i gabuar. Pasojat për ne do të jenë tejet të rënda nëse kjo hartë do të aplikohet. Nuk u dëgjuan grupet e interesit. Hapi final do të jetë Gjykata Kushtetuese” tha kryetari i kësaj Dhome Maks Haxhia.

Qeveria njoftoi sot se kishte miratuar hartën e re gjyqësore implementimi i së cilës do të niste me faza.