Vlorë, aksidentoi për vdekje 66 vjeçarin, vihet në pranga autori

Një person është vënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip "Kama", ka aksidentuar një person në Vlorë.

I arrestuari është 53 vjeçari me inicialet K. M., banues në Vlorë.

I aksidentuar 66 vjeçari me inicialet M. L ndërroi jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.