Vlorë, vodhi sende personale dhe para në një automjet, arrestohet 24-vjeçari

Është arrestuar një 24-vjeçar i cili vodhi sende personale dhe një sasi parash, në një automjet në lagjen "Uji i Ftohtë " në Vlorë, njofton policia.

Përsoni i arrestuar është 24-vjeçari me inicialet M. K., banues në Tiranë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet personale dhe shumë e parave që dyshohet se vodhi ky shtetas, në automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.