Aksident me dy të plagosur në Durrës. Arresohen drejtuesit e mjeteve, ishin pa leje drejtimi

Dy persona janë vënë në prangat e policis pasi janë përfshirë në aksident rrugor teksa drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

"Një   27 vjeçar me inicialet  A. D., banues në Durrës, ka aksidentuar shtetasin E. B., që udhëtonte me biçikletë. Sakaq një asident tjetër është shkaktuar nga një 19 vjeçar me inicialet E. D., banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. H.", njofton policia.

Të plagosurit në dy aksidentet e ndodhura janë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.