Halilaj: Sot ka më tepër betime të rreme se reale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2022, 21:13
Helena Halilaj pedagoge ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ku foli për martesën dhe si ka evoluar tradita e lidhjes martesore në kohë.
Halilaj: Sot ka betime të rreme. Sot përshembull thotë që betohem se do të dua përgjithmonë sot ka martesa të shkelura dhe ka tradhti të pafundme. Një ndër problemet kryesore të divorceve në Shqipëri janë tradhtia dhe problemet ekonomike. Janë shumë të trishtueshme ndarjet ne kur ndahemi nga një shok apo një shoqe apo një mike normalisht që ndjejmë një lloj thyerje. Një ndër produktet më të rëndësishme të një dashurie dhe një martese është fëmija, ardhja e fëmijës në jetë.
