I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në Fier 61-vjeçari
Miço Bushi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar ditën e sotme në Fier.
Policia bën me dije se 61-vjeçari, kërkohej pasi akuzohej për veprat penale ''Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
