Maliq: Zjarr në një banesë në fshatin Terovë

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Terovë të Bashkisë Maliq ditën e sotme.

Sipas burimeve të shërbimit zjarrfikës, zjarri fillimisht ka rënë në një kuzhinë verore dhe më pas ka përfshirë edhe ambientet e tjera që shërbenin për mbajtjen e bazës ushqimore për blegtorinë.

Ndërhyrja në kohën e duhur të shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve pasi nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera.

Në momentin e rënies se zjarrit nuk ka pasur persona në banesë. Ndërkohë që kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar zjarrfikëset.

Dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.