Kim takon anëtarët e KLP-së: Bëni punën tuaj të pandikuar, fitoni besimin e publikut

Ambasadorja,Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Prokurorial të përforcojnë mbështetjen e fortë për misionin e tyre, që është forcimi i sistemit gjyqësor përmes përzgjedhjes së prokurorëve që janë kompetentë dhe kanë integritet, vlerësimi i prokurorëve dhe zbatimi i standardeve të larta.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se shpreson që KLP ta bëjë punën e tij në një mënyrë që të mos ketë ndikime të panevojshme, të fitojë besimin e publikut dhe të japë rezultate reale për reformën në drejtësi.

"Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku për të zbatuar reformat që shqiptarët meritojnë dhe që janë të nevojshme për Shqipërinë në BE".