Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës për Butrintin, Kalaja: E turpshme! Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në votim morën pjesë 101 deputetë , 72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenim.
Në lidhje me këtë ka folur Aulon Kalaja, i cili në një intervistë për Ora News, është shprehur se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Dhënien me koncesion të Butrintit, Kalaja e ka konsideruar të turpshme.
Aulon Kalaja: Ne e prisnim rrëzimin e “Butrintit” në Kuvend. Janë dy data të zeza tanimë më në historinë e Shqipërisë përsa i përket trashëgimisë kulturore ose asaj që quhet identitetit të saj, bëhet fjalë për datën 23 Maj dhe data e djeshme 14 Korrik. Janë dy veprime të turpshme që e dhanë Butrintit me koncension.
Arnold Kariqi: Kur do i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese
Aulon Kalaja: Unë mendoj se kjo betejë nuk ka përfunduar. Ne e dinim se çfarë do të bënin këta. Presidenti e kthehu këta e votuan. Ne e dinim që me deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se Iliri do ta kthejë e ne do ta votojmë. Dy kanë qenë linjat tona që në krye të herës. Ne kemi një xhevahir në dorë, që është dekreti I Metës, por kemi dhe argumente të reja. Do të bashkojmë të gjithë argumentet dhe do i drejtohemi Gjykatës. Përfaqësimi jonë do të jetë shumë dinjitoz. Nuk jepet historia me koncension. Këta janë çmendur fare.
Kalaja hodhi akuza të forta duke thënë se kanë nënshkruar kontratën për dhënien me koncesion pastruesja dhe roja të cilët janë paraqitur si arkeolog.
Aulon Kalaja: Këta kanë bërë arkeologë, pastruesen e Butrintin dhe një njeri që shet qepë, që kujdeset sot për sigurinë e Butrintit.
Linja e parë e jona ka qenë sensibilizimi.
Më tej ai shtoi se fakti që në krye të këtij fondacioni është arkeologu Richard Hols, vë në pikëpyetje sigurinë shqiptare.
Aulon Kalaja: Kryetari i këtij fondacioni që do të marrë Butrintin për 10 vitet e ardhshme, është Richard Hols. Në librin e tij ai ka shkruar se Saranda dhe Butrinti i janë lënë rastësisht Shqipërisë sepse janë qytete greke. Ky është një njeri i dyshimtë dhe vë në pikëpyetje sigurinë shqiptare.
